24 Korrik, 2019

Me flokë të shkurtër dhe bionde, Tayna nuk njihet me pamjen e re (FOTO)


Të gjithë e keni vënë re se reperja, Tayna, shpeshherë i pëlqen që të eksperimentojë me look-un e saj. Ajo herë pas here ka ndryshuar ngjyrën e flokëve apo modelin e tyre.

Së fundmi, reperja i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj, teksa në “Instastory” ka publikuar një fotografi ku shfaqet me pamje të re.

Tayna është shfaqur me flokë biond dhe të prerë shkurt. Madje ajo e ka krahasuar veten me personazhin e animuar “Dora eksploruesja”, për shkak të modelit të njëjtë të flokëve.

Nuk dihet nëse reperja i ka prerë dhe lyer me të vërtetë flokët, apo thjesht ka vënë paruke që të performonte në një koncert mbrëmë.

© Panoramaplus.al