9 Qershor, 2022

Me flokë të çrregullt dhe dy truproja që e mbajnë për krahësh, çfarë fshihet pas fotove virale të Jonny Depp


Fotot e aktorit Johnny Depp duke u shoqëruar nga rojet e sigurisë në “The Grand Hotel Birmingham” në Angli, u përhapën me shpejtësi në rrjet.

Menjëherë nisën aludimet për arsyen se pse aktori po shoqërohej nga roje ndërsa po dilte nga hoteli me nëj kafe në dorë. Me sa duket truprojat e kanë shoqëruar aktorin për ta mbrojtur atë nga turma e fansave që e kanë ndjekur që pas përfundimit të gjyqit.

Një burim tha për “Page Six” se ekipi i tij i sigurisë po e mbante të sigurt dhe larg “turmave të mëdha”.

“Kudo që ai shkon, ai po goditet nga fansat,” shtoi burimi.

Në foto, ylli i “Pirates of the Caribbean”, dukej i shqetësuar ndërsa po dilte nga hoteli luksoz ndërsa një burrë e mbante në krahun e tij të djathtë dhe një tjetër që qëndronte pas tyre.

Depp kishte veshur një pallto sportive me kuadrate bardh e zi sipër xhinseve të zeza dhe këpucë të zeza, të cilat i kombinoi me një shall. Flokët i kishte të çrregullt ndërsa kishte vënë syze dielli të stilit aviator. Në dorën e majtë mbante një filxhan kafeje qeramike, megjithëse është e paqartë se çfarë – nëse ka ndonjë gjë – ka në të.

Që kur fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard – ku  iu dha një dëmshpërblim prej 10.35 milionë dollarësh – Depp ka festuar “kthimin e jetës”.

Ai iu bashkua edhe rrjetit social TikTok dhe postoi videon e tij të parë , në të cilën falënderoi fansat e tij për mbështetjen e tyre duke theksuar dëshirën e tij për ta lënë pas gjyqin.

© Panoramaplus.al