20 Shtator, 2022

Më e dashuruar se kurrë, Bebe Rexha uron të dashurin për ditëlindje me fotot intime dhe dedikimin romantik


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk tregon shumë nga jeta e saj private. Në intervista të dhëna më parë ajo ka treguar se është në një lidhje me Keyan Safyari por këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të postojë foto apo video me të dashurin e saj.

Megjithatë së fundmi, e ka bërë një përjashtim pasi ka publikuar në rrjetet sociale një album me foto të disa momente të lumtura pranë partnerit duke treguar se sa e do dhe se sa e lumtur është pranë tij. Kjo pasi ai feston ditëlindjen e 39. 

Bebe i ka bërë një urim të thjeshtë por domethënës, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, të dua!”

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Çifti janë në lidhje prej më shumë se dy vite pas thashethemev që nisën që në mars të vitit 2020, kur ata u fotografuan në Los Angeles. Gjashtë muaj pasi u panë së bashku, çifti duket se ishtin shumë të lumtur së bashku madje Bebe i bleu Keyan një Ferrari për ditëlindjen e tij.

Marrëdhënia u konfirmua kur Bebe postoi një postim në Instagram teksa ishte nën shoqërinë e tij.

Bebe pranoi më pas: “E dua këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”

Ajo shpjegoi: “Nëse nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të shikoni një postim në rrjet dhe kjo është e vërteta! Është e vështirë në marrëdhënie të jesh në rrjetet sociale… femra të tjera, i fut në kokë dhe bëhesh pak e pasigurt.”

© Panoramaplus.al