Në edicionin e parë të “Hell’s Kitchen”, shefi i kuzhinës Renato Mekolli shoqërohej nga dy zëvendës shefa, Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj.

Por në edicionin e dytë, Renato ka zbuluar se vendin e djemve do ta zënë dy vajza, njëra bionde dhe tjetra brune.
“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bionde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”, njoftoi Mekolli në një postim të tij në “Instastory”.

“News.31” shkruan se njëra prej tyre do të jetë ish-konkurrentja e edicionit të parë, Ani Alku, e cila fitoi zemrën e Renato Mekollit dhe ai e shprehu hapur pëlqimin ndaj saj.
Madje, shefi i kuzhinës e ftoi vajzën të punonte në restorantin e tij pas mbarimit të “Hell’s Kitchen”.

Ndërkohë emri i vajzës së dytë e cila do të jetë krah Renatos gjatë emisionit ende nuk është zbuluar.
© Panoramaplus.al
