7 Janar, 2023

“Më duhet një goditje me elektroshok”/ Princ Harry rrëfehet i penduar pasi pa skenat e nxehta në filmat e Meghan Markle


Pas publikimit të librit të tij “Spare”, sekretet e Princ Harryt janë zbuluar në të gjithë botën gjatë 48 orëve të fundit.

Janë zbuluar shumë aspekte të ndryshme të jetës së tij private që kanë qenë në interesin kryesor të njerëzve. Princi Harry tashmë i tregoi botës për perdorimin e lëndëve narkotike (kokainës), se si e humbi virgjërinë ndaj një gruaje më të vjetër dhe për grindjet e shumta që ka pasur me Princin William. Por një nga momentet më pak argëtuese për të ishte kur iu desh të shihte gruan e tij, Meghan Markle duke bërë një skenë seksi në serialin ku ajo aktronte, ‘Suits’.

Para se të takonte Princin Harry, Meghan Markle ishte një nga yjet e këtij spektakli që u zhvillua për disa vite. Personazhi i saj kishte një lidhje dashurie me një nga personazhet kryesorë të serialit, njëri prej të cilëve u filmua në një dhomë dosjesh. Në herën e parë që personazhi e Meghan Markle pranoi ndjenjat e saj për Mike Ross, ata kryejnë marrëdhënie seksuale në një dhomë dosjeje dhe Princi Harry gabimisht e pa atë skenë. Përfundimisht, aktori Patrick J Adams dhe vetë Markle deklaruan se skena në veçanti ishte jashtëzakonisht e çuditshme për t’u filmuar. “Nëse e shikoni skenën sot, është ende disi e çuditshme ta shikosh atë”- janë shprehur ata.

Edhe pse ka shumë skena të tjera ku dy personazhet përfshihen në skena dashurie, ajo la një shije jo të mirë te Princi Harry. Ja çfarë shkroi ai për të: “Bëra gabim që shkova në google dhe pashë disa nga skenat e saj të dashurisë në internet. Nuk kisha nevojë të shihja gjëra të tilla, mund të më duhet terapia me elektroshok pas kësaj për të harruar gjithçka që pashë.”

Tani që ai është i martuar me Meghan Markle , është ende e paqartë nëse Princi Harry do të pranonte ndonjëherë që gruaja e tij t’i kthehej aktrimit në film apo televizion.

© Panoramaplus.al