1 Gusht, 2023

“Më duhet ndihma juaj”/ Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga partneri pas 3 vitesh lidhje, këngëtarja shpërthen në lot (Video)


Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka konfirmuar publiksht ndarjen nga ish-i dashuri, Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhje.

Teksa ishte duke performuar në një koncert të sajin në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha para fansave:

 “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe më duhet ndihma juaj”.

 

@etcanada Bebe Rexha broke down on stage over the weekend after confirming her split from her boyfriend of three years, Keyan Safyarion, earlier in the show ?? #beberexha #keyansafyarion #beberexhaedit #beberexhaconcert #beberexhafan #breakup ♬ original sound – ET Canada

Disa ditë më parë, Bebe publikoi në InstaStory, një mesazh të gjatë, i cili dukej se ishte nga ish-partneri i saj, ku shprehej se kërkonte që t’i jepte fund marrëdhënies së tyre dhe shkak është bërë shtimi në peshë i artistes.

“Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar.Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, shkroi Keyan në mesazh.

© Panoramaplus.al