3 Prill, 2019

“Me cilin personazh publik Stine do shkonte si çift?”, ish-partnerja ka dy fjalë për Olti Currin: Po dale të bëjë…


Ndarja e këngëtarit Stine me partneren e tij, Graciela, është kthyer në kryefjalën e mediave kohët e fundit.

Arsyeja është se ata herë pas here bëjnë deklarata për njëri-tjetrin, që i kanë bërë pak lëmsh publikun. Stine e Graciela gjithashtu kanë ngritur aludimet se ka shanse që të kthehen sërish bashkë.

Në një intervistë të bërë së fundmi, këngëtari la të kuptohet se nëse Graciela do të sillej mirë, mund të riktheheshin. “Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, u shpreh ai.

“Dëshirat dhe ndjenjat e brendshme nuk më pëlqen t’i shpreh. Do ishte një fjalim i gjatë. Jam në një fazë që as vet nuk e di. Nuk di as vetes t’i jap një përgjigje të saktë, ndaj nuk them as po, as jo. Kam nevojë për kohën, ajo tregon çdo gjë dhe më lejon të shoh atë dhe çdo gjë në vijim”, iu përgjigj Graciela një ndjekësi, kur e pyeti nëse do të kthehej me Stine.

Por disa orë më parë, Gracielës i ka bërë përshtypje një status në faqen e gazetarit Olti Curri në “Facebook”. Ai pyeste ndjekësit e tij se me cilin personazh publik Stine do të shkonte si çift.

Këtë status, ish-partnerja e këngëtarit e ka publikuar në “Instastory” dhe ka dy fjalë për Oltin.

“Po dale të bëjë 6 muaj i ndarë të paktën, që dhe ai të qartësohet çfarë do të bëjë me veten dhe jetën e tij, pastaj hidh kandidaturat”, shkruan Graciela në postim.

 

© Panoramaplus.al