21 Prill, 2024

“Më censuruan”/ U largua papritur nga shtëpia e “BBV”, reagon Jetmir Salaj: Më mohuan të drejtat! Isha në një gjendje psikologjike të tmerrshme..


Jetmir Salaj u largua me dëshirë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi “Vëllai i Madh” nuk pranoi që ai të vazhdonte lojën duke mos komunikuar me banorët.

Së fundmi ish-banori ka reaguar përmes një videoje në InstaStory, ku ka treguar arsyen se pse është larguar nga spektakli.

Jetmiri tha se atij i është censuruar e drejta për të luajtur sipas dëshirës së tij, ndërsa u shpreh se ka qenë në një nën një trysni të tmerrshme psikologjike.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në “Prime” e kaluar mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri.

 

© Panoramaplus.al