20 Nëntor, 2021

“Me burrin tani e mbrapa…”/ Mos vallë modelja seksi dhe boksieri i famshëm sapo i dhanë fund beqarisë? Detajet që ngrenë dyshimet


Modelja e famshme Marigona Krasniqi dhe boksieri Robin Krasniqi duket se i kanë dhënë fund beqarisë.

robin krasniqi marigona

Dyshimet nisën pas modelja kosovare dhe boksieri postuan foto në rrjetet sociale ku i drejtohen njëri-tjetrin me fjalët “burrë” dhe “grua”.

“Me burrin tani e mbrapa”, shkroi Marigona Krasniqi krahas një foto në InstaStory ku shfaqet krah partnerit të saj, me të cilin zyrtarizoi lidhjen vetëm pak ditë më parë.

robin krasniqi marigona (1)

Gjithashtu edhe vet boksieri postoi një imazh me modelen, ku shkroi: “Me nusen”.

Menjëherë nisën dyshimet se çifti janë martuar. Pasi bënë publike romancën e tyre, Marigona Krasniqi dhe Robin Krasniqi, kanë postuar shpesh foto e video së bashku, duke treguar se janë shumë të dashuruar.

robin krasniqi marigona (2)

Gjatë një interviste në “Ftesë në 5”, modelja tregoi se janë njohur rreth pesë vite me parë në “Facebook”. Por edhe pse patën një pëlqim, nuk nisën një histori dashurie pasi  Marigona Krasniqi ishte e përkushtuar në karrierën e saj.

Por fati deshi që të takoheshin sërish rreth një vit më parë dhe kështu nisi romanca mes tyre.

marigona krasniqi robin (5)

Modelja ka treguar se është shumë e dashuruar dhe hezitoi të tregonte se partneri i saj ishte boksieri, duke thënë se “do të kishte diçka shumë shpejt dhe se do ta konfirmonte vetëm atëherë kur të ndihej e sigurt për ta ndarë me të tjerët”.

marigona krasniqi robin (6)

“Nuk jam e fejuar, por jam e lidhur. Personin se kam zbuluar, dua ta mbaj edhe pak për vete. Jam shumë e dashuruar, do ketë edhe një unazë. Unë iu tregova gazetarëve në Kosovë që nuk jam e fejuar, jam në një lidhje. Çdo gjë për të cilën e ndjej veten të sigurt, do e deklaroj. Jemi mësuar me faktin që gjërat personale duhet ti ndajmë me njerëzit që na admirojnë, ndjekin. Do ketë diçka shumë shpejt, por s’do flas ende, derisa të gjej sigurinë për ta ndarë me të tjerët. 

marigona krasniqi robin (1)

Unaza ka qenë aprovimi i lidhjes, meqë ishte një kohë e gjatë që njiheshim prej 5 vitesh, nisi si shkëndijë. Por nuk pati një kurorëzim për të qenë bashkë ose të shpenzonim kohë, të njihnim njëri-tjetrin. Pas shumë insistimesh nga ana e të dashurit në fjalë, emrin s’do e jap edhe pak. Dua ta mbaj për vete këtë pjesë, lidhja është më e fortë kur se ndan me të tjerët. Ende po e njohim njëri-tjetrin në shumë situata të ndryshme. Para 5 vitesh jemi njohur, por s’ka pasur diçka konkrete.

244753808_4540138966009552_5977432000703542413_n

Kemi komunikuar në Facebook, jemi takuar dhe kemi mbajtur 10 metra në distancë. Isha e re në moshë dhe nuk e kisha mendjen për lidhje. Isha fokusuar tek karriera, familja, e shkollimi. E lamë me aq, secili nisi jetën e tij. Kështu që para 1 viti nisi sërish komunikimi, e urova fitoren (qesh). Takimi ynë i parë ka qenë në Turqi, sepse atje punoj më shumë. Gjatë insistimit, më ka thënë të vij të takoj në Kosovë, por gjeja justifikime të mos e shikoja. Por fati e deshi të takoheshim pas 5 vitesh, filluam diçka të qetë dhe është një person që më ka përmbushur, po vazhdoj ta shijoj këtë lidhje”, tha ajo në “Ftesë në 5”.

153140243_924728094935065_3417071101897749234_n

Dhe vetëm dy ditë më vonë, Marigona Krasniqi vendosi që të konfirmonte dyshimet se “dashuria e saj” ishte pikërisht boksieri i njohur, edhe pse lajmet qarkullonin prej disa kohësh për një romancë mes tyre.

/Panoramaplus.al

marigona krasniqi robin (7)marigona krasniqi (13)marigona krasniqi (14)marigona krasniqi (9)marigona krasniqi (8)marigona krasniqi (7)marigona krasniqi (6)marigona krasniqi (5)marigona krasniqi (4)marigona krasniqi (3)marigona krasniqi (2)

© Panoramaplus.al