31 Gusht, 2019

Me bikini e përkrah Gencit, Eni “çmend” fansat në “Instagram” (FOTO)


Prej disa ditësh, çifti i njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, ndodhen me pushime. Ata ndajnë me ndjekësit e tyre foto të ndryshme nga pushimet romantike, ku duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata kanë publikuar në profilet e tyre përkatëse në “Instagram” një fotografi ku janë në pishinë, ku Genci mban në duar një shishe shampanjë dhe Eni duket në formë me rroba banje.

Poza e tyre u pëlqye shumë nga ndjekësit, të cilët nuk i kursyen komentet e bukura për dyshen e njohur.

Ndërkohë Eni ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet para pasqyrës mjaft provokuese. Ajo shihet e veshur me bikini ndërsa sipër ka veshur një këmishë që duket se i rri paksa e madhe.

Këngëtarja duket shumë provokuese ndërsa ju uron ndjekëseve “Mirëmëngjes!”.

© Panoramaplus.al