21 Shtator, 2020

“Më bëhet qejfi që u ndanë”, e dashura e Seldi Qalliut flet për marrëdhënien e tij me Mimoza Shkodrën


Pak ditë më parë, Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e re me modelen 11 vite më të vogël, Sindi Çelën.

sindi dhe seldi (9)

33-vjeçari zgjodhi ditën e saj të lindjes për ta prezantuar me publikun.

sindi dhe seldi (2)

Pas kësaj, çifti vendosi të jepte detaje të reja, që nga mënyra se si janë njohur e deri tek dedikimi i këngës së fundit që Seldi publikoi.

sindi dhe seldi (4)

Në një intervistë për “Why Not”, ata treguan se gjithçka mes tyre ka ardhur në mënyrë spontane dhe se muajt e karantinës i kishin kaluar së bashku.

sindi dhe seldi (6)

Por, gjatë intervistës, nuk kanë munguar për lidhjen e fundit të Seldit me këngëtaren Mimoza Shkodra.

sindi dhe seldi (1)

Ata u fejuan dhe qëndruan bashkë për shumë pak kohë, pasi 2 vite më parë i dhanë fund marrëdhënies për shkak të largësisë.

sindi dhe seldi (3)

Sindi u pyet se çfarë mendon ajo në lidhje me Mimozën, por përgjigja e saj ishte befasuese.

sindi dhe seldi (8)

“Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë. Edhe më bëhet qejfi që është ndarë, se tani Seldi është me mua”– u shpreh ajo.

sindi dhe seldi (7)

© Panoramaplus.al