
Nëse ka diçka që ka habitur shumë njerëz dhe ka nxitur polemika të shumta ka qenë takimi i Sara Hoxhës me Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin që kanë qenë ish-të dashurat e Ledri Vulës.
Fillimisht në 2020 kur sapo kishte zyrtarizuar lidhjen me Ledrin, Sara u shfaq me Dafinën në prapaskenat e klipit të saj me Ledrin dhe Lumi B.Në vitin 2011, Dafina dhe Ledri bënë publike lidhjen që aludohej prej kohësh, e cila përfundoi në vitin 2012.

Dhe më pas në 2021 kur Dua ishte në vendin tonë me familjen e saj, ajo takoi Sarën, Ledrin dhe Poem. Fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit pasi Dua ka qenë në lidhje me Ledrin rreth vitit 2013.

Sonte më në fund Sara ka folur rreth këtyre takimeve. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Sara tha se ndihet shumë rehat me veten dhe nuk ndikohet nga e shkuara e Ledrit.
“Qëndrova pak me Duan, konsumuam një kafe familjarisht. Pastaj Dua donte të takonte Poem dhe bëmë disa foto. Siç kam patur shumë komente të mira kam patur edhe negative se “Si e takove ti atë”. Mua nuk më intereson e shkuara e Ledrit dhe nuk ndikohem. As ai nuk e ka problem të shkuarën time. U takuam kur isha 25-26 vjeç kështu që nuk ka asnjë problem. Madje unë them “shyqyr” që ka qenë Dua dhe jo ndonjë tjetër. Dhe me Dafinën kam raporte të mira. Është super gocë, e respektoj, më respekton!”- tha Sara.
Dhe kështu të gjithë ranë rehat….
© Panoramaplus.al
