6 Nëntor, 2018

Me baluke dhe pa mjekër, nuk duhet ta humbisni foton e Noizy-t të 15-viteve më parë


Ai është padyshim një prej reperëve më të njohur të showbiz-it shqiptar. bëhet fjalë për Noizy-n, këngët e të cilit janë kthyer tashmë në hite dhe vetë ai numëron 1 milion ndjekës në profilin e tij në “Instagram”.

Së fundmi, reperi i njohur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij teksa ka postuar një foto të vjetër, të shkrepur 15 vite më parë.

Në foto Noizy shfaqet i dobët, pa mjekër dhe me baluke të gjata mbi ballë. “2003. Nuk je gati për baluken” shkruan reperi me humor në foton që ka marrë qindra reagime nga ndjekësit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al