Edhe pse prej disa muajsh i mungon ekranit shqiptar, moderatorja e njohur Marina Vjollca është shumë aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Shpeshherë ajo merr vëmendjen e publikut me postimet e saj të shumta. Së fundmi, Marina ka pozuar krah mbesës së saj, Jorit, për të cilën nuk ngurron ta shprehë publikisht dashurinë me dedikime të shumta.

Por tani është Jori ajo që i ka bërë një dedikim Marinës. Ajo ka publikuar një foto të vjetër ku ato shfaqen në moshë fare të vogël.

“Kjo foto thjesht tregon 1000 gjera, dhe në ditët e sotme Mina është pikërisht ky person. Gjithmonë aty për çdo njeri dhe si njeriu më pozitiv që mund të ekzistojë. Betohem”, shkruan ajo në foton ku Marina me flokët brune dhe me baluke nuk njihet aspak.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
