Ishte bashkëpunimi me këngëtaren Fifi që e riktheu Mc Kreshën në skenën e festivalit “Kënga Magjike”. “Psikopatja jote”është kënga e tyre që zuri vendin e tretë, si dhe është një ndër më të klikuarat e e festivalit në “Youtube”.

Por Mc Kresha gjatë votimeve ka refuzuar që të votonte kolegët, duke ia lënë Fifi-t të gjtihë përgjegjësinë.
Ndërkohë në një intervistë për emisionin kosovar “NIN”, reperi u shpreh se kënga ishte e Fifit dhe nuk kishte aspak dëshirë të përballej me komentet e kolegëve.

“Nuk kam dashur të ndikojë në raportet artistike që artistët kanë mes tyre dhe që mos më dalë pastaj dikush të më thotë: “më dhe kaq pikë.” Personalisht, s’kam dashur të japë pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës të votoj unë. Falenderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vetë”, ka zbuluar Mc Kresha.


