Artisti i njohur, Mc Kresha, ka folur për marrëdhënien që ka me vajzën e tij të vogël dhe ka zbuluar se bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së dytë, një djali.

Gjatë një interviste, reperi ka treguar se është një baba i përkushtuar për vajzën e tij dhe kalon shumë kohë me të.
MC Kresha tha se e bija është në periudhën ku sapo ka mësuar të flasë dhe për të gjithçka është e re, por aq e bukur në të njëjtën kohë.
I pyetur në “Shqipëria Live” nëse do të dëshironte që vajza e tij të vazhdonte të njëjtën karrierë si ai, Kresha tha “ajo do ta zgjedhë vetë profesionin e saj”.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja:Ky zgjimi i herët mos ka të bëjë me faktin që je bërë baba? Pasi ke detyrime ke angazhime, sa kohë kalon me vajzën?
Mc Kresha: Kaloj kohë realisht, çohem në mëngjes. Është shumë vështirë për ta ushqyer pasi nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë, është djalë. Deri pak më përpara isha me vajzën, është shumë e gjallë, duhet t’i qëndroj shumë gati por kënaqem.
Gazetarja: Vajzat me babain kanë një lidhje të jashtëzakonshme, do të në e vërtetosh ti këtë rast?
Mc Kresha: Nuk e di por unë jam shumë i lidhur me vajzën kënaqem shumë me të pasi është ne atë periudhën kur ka nisur të flasim gjithçka është shumë e re për mua por është shumë e bukur.
Gazetarja: A je ai babai që ia bën ato detyrimet vajzës ma ta çosh në çerdhe apo t’ia ndërrosh pelenat?
Mc Kresha: Sot në mëngjes ia kam ndërruar, unë jam baba gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë për tu bërë prind dhe për mua është një ndjenjë e veçantë. Për sa i përket kopshtit njëherë e çoj unë një herë gruaja varet në bazë të kohës.
Gazetari: Duke qenë se ti je artist dhe fëmijët e kanë të fortë lidhjen me muzikën, a i vendos vajzës tënde muzikë dhe çfarë muzike zgjedh zakonisht?
Mc Kresha: Vajza ime këndon gjatë gjithë kohës, momentalisht është e fiksuar me këngën time “Vet e lype” e do atë këngën shumë, pastaj preferon disa emisione për fëmijë.
Gazetarja: A ke dëshirë që të bëhet këngëtare gjithashtu? A është një dëshirë e jotja kjo?
Mc Kresha: Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo. Nuk preferoj që ta imponoj për diçka.




