Prej fiks 1 viti, MC Kresha është baba i një vajze të quajtur Iza. Reperi dhe partnerja e tij Erzina Shehu e kanë mbajtur vajzën shumë larg rrjeteve sociale dhe vetëm tani që u bë 1 vjeçe “Instagram”- i pa portretin e vogëlushes.
Fotot e shkëputura nga ditëlindja e Izës janë publikuar tashmë dhe ajo që mund të thuhet me bindje është se vajza e MC Kreshës është një mini-version i tij.
Flokët kaçurrela dhe tiparet e theksuara e bëjnë të duket kopje e reperit! Në muajt e parë pas lindjes, çifti bashkë me vajzën jetoi në Kanada, aty ku prej vitesh jetonte partnerja e Kreshës, para se të zhvendosej sërish në Kosovë.
Kresha dhe Erzina u martuan në dhjetor të 2019-ës në një ceremoni që pritej të ishte private, por nuk rezultoi aq e tillë për sa kohë njerëzit patën telefonat me vete, njësoj siç ndodhi edhe në festën e parë të ditëlindjes së të bijës. Ndërkohë që ka dalë fotoja e parë familjare e prindërve të rinj me vajzën, një grup thashethemesh po qarkullojnë se Mc Kresha ka hequr dorë nga muzika.
Shkak për këtë thashethemnajë u bë një foto që këngëtari ka publikuar në rrjetet e tij sociale, në të cilën shfaqet krah hoxhës Fatmir Latifa, pas faljes së xhumasë në xhaminë e Shipolit, Mitrovicë. Sipas mediave të Kosovës, Mc Kresha nuk ka hequr dorë nga projektet muzikore për shkak të fesë.
Artisti po punon për të sjellë këngë të reja. Falja e xhumasë nuk është diçka e re për reperin, sepse prej vitesh ai është një besimtar i devotshëm. Por pavarësisht kësaj, Mc Kresha ka pranuar se pas disa vitesh ai mund të largohet nga bota e muzikës, për t’u lënë vendin gjeneratave të reja.
Kjo sepse profesioni që ai ushtron ka një datë skadence. Reperi shqiptar dhe tashmë bashkëshortja e tij, Erzina Shehu, i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet të veçantë private dhe larg luksit. Ishin miqtë e tij më të ngushtë, Gjiko, Ledri Vula, Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa, që postuan video në “Instagram” nga ceremonia e dasmës.
Ceremonia u zhvillua në një prej restoranteve të Prishtinës dhe të ftuarit ishin nga rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjet e çiftit. Miqtë e çiftit thanë se kjo dasmë e bërë me nxitim e gjeti të papërgatitur Kreshën, pasi ai priste fëmijën e parë. Fansat e reperit u njohën me partneren e tij përmes videove të dasmës, të publikuara nga miqtë e tyre.
Ky fakt ngriti dyshime se partnerja e Kreshës ishte shtatzënë dhe prandaj ata e bënë dasmën shpejt. Më pas u konfirmua ky lajm përmes burimeve të çiftit. Reperi tashmë po jeton momentet më të lumtura si baba, edhe pse deri më tani ai nuk ka preferuar të tregojë asgjë publikisht, përveç një fotoje të fundit familjare.
Mc Kresha prej kohësh përflitej për një marrëdhënie në jetën e tij, por mediat nuk arritën asnjëherë të zbulonin pak më shumë rreth lidhjes dhe partneres së reperit. Në 35-vjetorin e lindjes, Kresha u pa në shoqërinë e një vajze, por identiteti i saj nuk u bë i ditur që në fillim. U mësua se Erzina ka jetuar në Kanada dhe me rikthimin për punë në Kosovë njohu dhe reperin.
Duke qenë se Kresha është një nga reperët që i këndon dashurisë si një romantik i vërtetë, lind pyetja se cilat ishin kriteret që plotësoi partnerja e tij për të bërë për vete një artist të vërtetë si Kresha? Ajo është e bukur, bionde, e zgjuar, jo e famshme, serioze dhe shumë tip. Kujtojmë se reperi pranoi publikisht që ishte i dashuruar, kur ishte i ftuar me mikun e tij Lyrical Son në “Klanifornia”.
Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik, që bie në sy për shtatlartësinë 1.93 cm, është shprehur se pasionet e tij janë muzika dhe futbolli. Këngëtarja e tij e preferuar është Mary J Blige, ndërsa sportisti i preferuar Steven Gerrard. Në maj të 2008-ës ai mori pjesë me Snupa në “Top Fest 5” me këngën “N’ks”.
Ai ka dhjetëra e dhjetëra hite, por përveç këngës “Era”, ka rrëmbyer zemrat e publikut me bashkëpunimin me Fifin në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Psikopatja jote” dhe klipin e fundit me Art Abazin, me titullin “Enigmë”. I identifikuar si artist i veçantë, ai është ndër më të preferuarit e këngëtarëve për bashkëpunime.
















