Po mbahet sonte nata finale e Big Brother. Gara tashmë është ngushtuar mes dy artistëve, Donaldit dhe Ilirit. Ashtu si prej javësh dihet, dy djemtë ishin pretendentë për këtë çmim.

Panorama Plus prej dy ditësh kishte hapur një sondazh në faqen online për të mësuar opinionin e publikut. Tashmë që televotimi zyrtar është ngushtuar mes të dyve, Panorama Plus mbyll sondazhin e saj, duke shpallur edhe më të votuarin.
Ilir është konkurenti që ka fituar në sondazhin e organizuar, duke parë 1469 vota. Me një diferencë të ngushtë votash e ndjek Donaldi, me 1332 vota. Tashmë verdikti i takon publikut, për të shpallur fituesin e këtij edicioni.
© Panoramaplus.al

