23 Shkurt, 2022

“Mbretëresha vdiq”/ Media e famshme nuk tërhiqet: Lajmi është i vërtetë


Media amerikane “Hollywood Unlocked” raportoi ditën e djeshme vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth II, duke e cilësuar si lajm “ekskluziv të mbështetur në burime të sigurta”. Pas këtij lajmi që tronditi botën, u bë viral një postim në Twitter ku përgënjeshtrohej raportimi i vdekjes së Mbretëreshës, por më pas themeluesi i gazetës i qëndroi përsëri faktit se “lajmi është i vërtetë”.

Pak ditë më parë u konfirmua se Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth II, është infektuar me koronavirus, nëpërmjet një deklarate zyrtare nga Pallati Mbretëror. Nga ana tjetër mbrëmë u raportua nga “Hollywood Unclocked” lajmi se ajo ka ndërruar jetë.

Pas postimit në Twitter, ku thuhej se lajmi është i rremë, themeluesi i gazetës Jason Lee deklaroi se llogaria në rrjetin social që e postoi atë, ishte e rreme dhe se ai i qëndron asaj që ka raportura gazeta e tij.

Në postimin që tani është  fshirë, gazeta shprehu “faljet e saj më të thella” për Familjen Mbretërore të Britanisë dhe e quajti një “situatë të sikletshme”, duke shtuar se fajin e kishte një praktikante që nuk është identifikuar.

“Ishte një aksident dhe ne po punojmë shumë për t’u siguruar që ky gabim të mos përsëritet më. Gazetarja praktikante u keqinformua dhe publikoi gabimisht draft-postimin”, thuhej në deklaratën e publikuar në një nga llogaritë e paverifikuara të blogut në Twitter.

Megjithëse themeluesi Lee është i verifikuar në Twitter, “Hollyëood Unlocked” nuk duket të ketë një llogari të verifikuar në rrjetin social.

Menjëherë pasi ljmai ku kërkohej falje u postua në Twitter, Lee tha se ishte “u zgjua nga një llogari e rreme që postonte një falje. Ne nuk e njohim atë llogari dhe nuk e kemi tërhequr historinë tonë. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga pallati. ”

Ndër të tjera, një përfaqësues i Buckingham Palace i pyetur nga “Variety”,  refuzoi të jepte koment mbi lajmin e Hollywood Unlocked.

Historia “ekskluzive” për vdekjen e Mbretëreshës – duke cituar burime nga “Pallati Mbretëror” – është ende website-in e Hollywood Unlocked. Postimet janë gjithashtu në faqen aktive të Instagram-it të medias, e cila ka 2.8 milionë ndjekës.

Menjëherë pas publikimit të lajmit këtë të martë, Lee u shpre se gjithçka është e vërtetë.

 “Ne nuk postojmë gënjeshtra dhe unë qëndroj gjithmonë pranë burimeve të mia. Në pritje të një deklarate zyrtare nga pallati.”

Në Instagram, ai publikoi gjithashtu një një listë si më poshtë:

“Kurrë nuk kam gënjyer”

 “Kurrë nuk kam gabuar”,

“I besoj burimeve tëmia”

 “Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga pallati që vërteton të kundërtën”.

Historia dhe tweet-i i Lee u bënë virale të martën, ku komentuesit theksuan natyrën e dyshimtë të një blogu të panjohur të SHBA-së, që jepte lajmin për vdekjen e Mbretëreshës përpara mediave britanike si “BBC” ose “Press Association.”

Gjithashtu i dyshimtë ishte pretendimi i artikullit se Mbretëresha kishte vendosur të merrte pjesë në dasmën e redaktorit të “Vogue”, Edward Enninful, duke qenë e infektuar me koronavirus.

E themeluar nga Jason Lee, Hollywood Unlocked mbulon një sërë lajmesh nga historitë e krimit amerikan deri te thashethemet argëtuese, me fokus te të famshmit me ngjyrë.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare shkruajnë se, kur Mbretëresha Elizabeth II të vdesë, ekziston një plan i përpunuar për atë që ndodh pas vdekjes së saj, i cili fillon me informimin e Sekretarit Privat të Mbretëreshës për Kryeministrin britanik.

© Panoramaplus.al