4 Tetor, 2021

Mbretëresha Elizabeth flet për herë të parë publikisht për Princin Philip, që pas vdekjes së tij


Mbretëresha Elizabeth ka folur publikisht për herë të parë për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip. Sipas “People”, mbretëresha ndoqi ceremoninë e hapjes për sesionin e gjashtë të Parlamentit Skocez, së bashku me Princin Charles dhe Camilla-n.

mbreteresha elizabeth (5)

Gjatë fjalimit të saj, monarkja foli për dashurinë që ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë ndanë për atë vend.

Unë kam folur më parë për dashurinë time të thellë dhe të qëndrueshme për këtë vend të mrekullueshëm, dhe për kujtimet e shumta të lumtura që Princi Philip dhe unë gjithmonë mbanim për kohën tonë këtu. Shpesh thuhet se janë njerëzit që e bëjnë një vend dhe kjo është shumë e vërtetë në Skoci, siç kemi parë kohët e fundit,“- tha ajo.

mbreteresha elizabeth (2)

Për këtë ngjarje, mbretëresha kishte veshur një pallto të gjelbër prej leshi me butona ari, mbi një fustan të stampuar me lule të arta, të dyja nga Steëart Parvin.

Fjalimi i mbretëreshës shënon herën e parë që ajo flet publikisht për Dukën e Edinburgut, që nga vdekja e tij në prill, në moshën 99-vjeçare.

Mbretëresha u kthye në krye të detyrave mbretërore këtë muaj, pasi kaloi pushimet e saj të para verore në Kalanë Balmoral, pas vdekjes së partnerit të saj.

mbreteresha elizabeth (3) mbreteresha elizabeth (1) mbreteresha elizabeth (4)

© Panoramaplus.al