20 Shkurt, 2022

Mbretëresha Elisabeth infektohet me koronavirus


Mbretëresha e ‘Mbretërisë së Bashkuar’, Elisabeth është infektuar me koronavirus.

queen-elizabeth-coronavirus-promo

Lajmi është bërë i ditur nga Pallati mbretëror Buckingham Palace, ku nëpërmjet një deklarate tregojnë se Mbretëresha për momentin ka simptoma të lehta të ngjashme me të ftohurën.

“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, thuhet në deklaratë.

Mbretëresha, 95 vjeçare ka qenë në kontakt me djalin dhe trashëgimtarin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv javën e kaluar.

Njoftimi vjen disa javë pasi Mbretëresha u bë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, duke arritur jubileun e saj Platinum prej 70 vjetësh.

Mbretëresha bëri vaksinën e saj të parë në janar të vitit që lamë pas dhe besohet se i kishte bërë të gjitha doza e tjera pas saj, shkruan BBC.

Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Ëitchell, tha se Mbretëresha e kishte marrë jetën “më lehtë”, që kur kaloi një natë të tërë në spital për kontrolle mjekësore, tetorin e vitit të kaluar.

Kujtojmë se edhe bashkëshortja e Princit Charles, Dukesha e Cornëall, rezultoi pozitive me Covid, disa ditë pas bashkëshortit të saj.

© Panoramaplus.al