Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, 16.060 njerëz kanë vdekur me koronavirus në spitale, sipas shifrave më të fundit zyrtare.
Kjo shifër pritet të jetë më më e lartë kur merren parasysh vdekjet jo-spitalore.

Në Angli numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në spitale është 14.400. Gjithsej 575 njerëz kanë vdekur në Uells, ka pasur 194 vdekje të raportuara në Irlandën Veriore, ndërsa në Skoci, 903 njerëz që testuan pozitivisht për koronavirus kanë humbur jetën.
Sa i përket testimeve, 372.967 njerëz janë testuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilat 120.067 testuar pozitive.
© Panoramaplus.al
