Amarda Toska është një nga personazhet më të dashura të ekranit në vendin tonë dhe ka spikatur gjithmonë për pamjen e saj.

Dhe pse vitet kanë kaluar, duket se mosha për ish-prezantuesen është veç se një numër pasi ajo mbetet ende një nga vajzat më të bukura shqiptare.
Si nënë e dy fëmijëve, Anmarda i ka ruajtur ende format e saj prefekte trupore dhe me natyralitetin që e karakterizon Ami i bën të gjithë ta kenë zili.

Së fundmi ajo ka realizuar për ndjekësit e saj një pyetësor ku iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet. Një ndjekës e ka pyetur ish-balerinën nëse ka kryer ndonjë operacion plastik.
Amarda u përgjigj duke e mohuar totalisht ku u shpreh se për momentin nuk ka ndërmend të kryejë ndonjë ndërhyrje por nuk i përjashtoi mundësitë që më vonë dhe mund të ndryshojë mendim.
“Asnjë operacion plastik. Dhe momentalisht nuk është se e kam ndërmend! Më vonë me kismet”– tha ajo.




