Albina dhe familja Kelmendi përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duje”, duke u renditur në vendin e 22-të në finalen e madhe. Albina pati një tjetër qëndrimnë llogarinë e saj në Istagram ku falenderoi njerëzit dhe votuesit përmes një postimi ku shkroi:
“Mbështetja e popullit tim dhe e të tjerëve na bëri fitues në misionin dhe qëllimet tona të prezantimit në Eurovision. Pjesëmarrja jonë në Eurovision dhe eksperienca e familjes sime është dhe do të mbetet ëndërr e realizuar në mënyrën më të mirë, falë jush! Ne jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta përfaqësojmë Shqipërinë me vlerat tona artistike, autentike, humane e shpirtërore!”.
“Unë, familja ime, kompozitori dhe tekstshkruesja e kësaj vepre dhe stafi ynë, punuam aq shumë, pa kursyer asgjë nga vetja jonë (dhe) u shpërblyem me mbështetjen tuaj, fillimisht duke na votuar që të shkojmë në finale dhe në fund, i treguam botës se jemi shumë, jemi shqiptarë dhe nuk ka çmim, as privilegj që na shmang nga kultura jonë”.
“Fjalët janë të pakta që t’ju falenderojmë dhe është e vështirë të gjej fjalët e duhura të përshkruaj gjithë dashurinë që kemi marrë këto ditë nga ju! Me ne dhe me ju, Europa, Australia dhe Amerika kënduan shqip! Duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin; kjo është kultura jonë! Ju përulemi dhe ju falenderojmë për çdo gjë”, u shpreh Albina në postimin e saj.
© Panoramaplus.al

