Mbesa e Princeshës Diana, është martuar dy ditë më parë me manjatin e modës, Michael Lewis, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Itali.

30-vjeçarja u shoqërua nga vëllezërit e saj, Louis Spencer, Viscount Althorp dhe Samuel Aitken, raporton “People”.

Lady Spencer kishte veshur një fustan të “Dolce & Gabbana”, i cili ishte i mbyllur në pjesën e qafës dhe kishte një vello tradicionale të gjatë.

Sipas një videoje të realizuar në prapaskenë, e cila u postua në Instagram nga “Dolce & Gabbana”, shtëpia italiane krijoi disa fustane me dorë për këtë rast.

Lady Spencer është vajza e madhe e vëllait të Princeshës së Uellsit, Earl Spencer.

Michael Lewis është nga Afrika e Jugut dhe është 62 vjeç, pra 32 vjet më i madh se Kitty ose pesë vite më i madh se babai i saj, Earl Spencer.

Fejesa e Lady Spencer me 62-vjeçarin, u bë e ditur në janar të vitit 2020. Pas më shumë se dy vitesh lidhje, ata vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzonin me martesë. Kjo është martesa e dytë për manjatin e modës modës.

Ai është kreu i markës së modës “Foschini” që vlen më shumë se 150 milionë dollarë.

Ndërkohë, 30-vjeçarja është një modele profesioniste që bëri debutimin e saj në pasarelë për “Dolce & Gabbana” në 2017.


