Pas incidentit që i ndodhi Einxhel Shkirës disa ditë më parë në “Big Brother VIP”, ajo është rikthyer në shtëpi për të vijuar lojën pas operacionit në krah.

Shumicën e kohës moderatorja bashkë me banorët e tjerë qëndrojnë në dhomën e gjumit për t’i bërë shoqëri. Gjatë një bisede me Arjola Demirin dhe Monika Lubonjës, modelja u shpreh se ishte ‘kurioze të dinte se çfarë mendonte babai i saj për Dj Dagz’.
Arjola i tha se ai mendon vetëm gjëra të mira për të. Më pas Einxhel tregoi se gjatë momentit që ka takuar të atin është ndjerë në siklet për ta pyetur në lidhje me Arbrin.
Aty ndërhyri dhe Monika Lubonja ku aludoi se ata të dy mund të jenë takuar. Këtë gjë e pohoi dhe Arjola, mirëpo moderatorja nuk e besoi që të ketë ndodhur diçka e tillë.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Jam kurioze se çfarë mendon babi për Dagzin
Arjola: Gjëra të mira mendon babi për Dagzin, sim und të mendoj babi gjëra të këqija për Dagzin.
Einxhel: Se kisha në sensin të mira apo të kqëija. Do të kisha dashur shumë të merrja ndonjë koment në lidhje me Dagznin por më erdhi zor ta pyesja.
Monika: Dagzi ka shkuar e ka takuar
Arjola: Po patjetër
Einxhel: Se besoj
Arjola: Unë mendoj që po



