13 Mars, 2019

Mbajti plotësisht të fshehtë pritjen e ëmbël! Këngëtarja shqiptare zbulon publikisht arsyen


Një ditë më parë u zbulua se këngëtarja e njohur, Lindita Halimi është bërë nënë për herë të parë. Për nëntë muaj resht, ajo diti se si ta mbante të fshehur shtatzëninë.

Madje as lajmin e bukur se është bërë nënë nuk e ka dhënë ajo, por partneri i saj Davon Edwards. Ky i fundit publikoi një foto me të bijën në profilin e tij në “Facebook”.

Por të gjithë pyetën se cila ishte arsyeja që e bëri Linditën që të mbante të fshehur pritjen e ëmbël?

Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë këngëtarja nëpërmjet një statusi në “Facebook”: “Unë vetëm doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme të jetës së një femre. Shtatzëninë…larg nga sytë e botës! Pata eksperiencën më të bukur që kam patur ndonjëherë. Ndihem kaq e fuqizuar! Unë jam femër!”.

Statusi i saj mori shumë komente, ku në sy ra ai i një mikeshe së saj. Ajo i shkruante se nuk ka arsye pse të sqarohet për një veprim që e ka marrë vetë.

“Unë nuk e kam fshehur atë nga bota. Gjithsecili ka mendimet e tij, por kur bëhet fjalë për bekimet e Zotit, asnjë mendim i njeriut nuk ka rëndësi! E gjithë familja ime dhe rrethi shoqëror e dinte dhe jam mirënjohëse që të gjithë respektuan privatësinë time. Jo të gjithë gëzohen për ty!”, i përgjigjet Linda.

© Panoramaplus.al