Rita Ora ka ngritur shqetësimin se shumë njerëz në Kosovë po infektohen me COVID-19.
Në një videomesazh të UNICEF, këngëtarja me origjinë shqiptare u bëri apel bashkatdhetarëve të mbajnë maskën për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre.
Ylli i muzikës pop u shpreh se ajo mban maskën në ambientet publike në mënyrë që të kthehet sërish në Kosovë për të festuar aty së bashku me bashkatdhetarët fundit e virusit.
“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë po infektohen nga koronavirusi. Ju lutem, mbrojeni veten dhe të dashurit tuaj. Mbajeni maskën, respektoni distancën sociale dhe kujdesuni për higjienën tuaj.
Unë e mbaj maskën sa herë jam jashtë shtëpisë në mënyrë që të vij prapë në Kosovë dhe të festoj bashkë me ju fundin e këtij virusi. ‘Shine your light’. Mbajeni maskën,”- tha Rita Ora, duke e përmbyllur mesazhin me fjalën “Ju dua” në gjuhën shqipe.


