6 Nëntor, 2018

Maya përlotet në emision teksa flet për shtatzëninë: Nuk munda t’i gëzoja


Këngëtarja e njohur Maya ka qenë e ftuar dje te “Rudina”, ku ka folur për herë të parë mbi shtatzëninë dhe si po e përjeton atë.

Kur moderatorja Rudina Magjistari e pyeti këngëtaren se si e pritën lajmin e bukur familjarët, ajo u përlot teksa kujtoi humbjen e dy njerëzve të saj të shtrenjtë, babain dhe vëllain.

“Më vjen keq që ata nuk e dinë, që nuk munda t’i gëzoja. Doktori më tha ata e dinë përpara se ti. Është edhe diçka e çuditshme që ky fëmijë vjen në dhjetor dhe unë atë muaj kam humbur babanë dhe vëllain. Zoti me një dorë të hedhe dhe me një dorë të pret”, tha Maya e përlotur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al