Një burrë japonez pothuajse vdiq për shkak të masturbimit. Sipas mjekëve, 51-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u zbulua, masturbohej disa herë në ditë për tu vetëkënaqur.
Por gati sa nuk vdiq pasi pësoi goditje të tru disa çaste pas ejakulimit.

Mjekët thonë se goditja në tru tek meshkujt mund të shkaktohet nga seksi, kollitja, madje edhe shkuarja në tualet.
Pasi arriti kulmin e kënaqësisë 51-vjeçari japonez filloi të kishte dhimbje të forta koke dhe të vjella.
I shqetësuar nga simptomat, shkoi në Spitalin Universitar në Nagoya.
Mjekët vunë re se ai kishte presion të ulët të gjakut dhe ishte i çorientuar, dy shenja treguese të një goditje në tru.
Megjithatë, burri arriti të shpëtojë dhe doli nga spitali pas 2 javësh.
Mjeku Masahiro Oomura dhe kolegët e tij, të cilët publikuan rastin nuk dhanë asnjë shpjegim se pse ai mund të ketë pësuar një goditje në tru nga masturbimi.
Por sipas studimeve se hemorragjia në tru mund të ndodhë si rezultat i tendosjes fizike, të tilla si ngritja e diçkaje të rëndë ose seksi.

