10 Tetor, 2022

Martohet për herë të tretë ylli i “Game Of Thrones”, çifti i aktorëve kurorëzohen në një ceremoni intime në Itali


Aktorja e “Game Of Thrones”, Lena Headey, e njohur për rolin e Mbretëreshës Cersei është martuar për herë të tretë.

lena2

Ylli 49 vjeçar u martua me aktorin Marc Menchaca.  Ajo dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të thjeshtë të bardhë, me lule në flokë në ceremoninë e zhvilluar në Itali, e rrethuar nga një numër i vogël miqsh dhe familjarësh.

Aktorja britanike kurorëzoi dashurinë në martesë me yllin e Ozark në Pulia më 6 tetor.

lena

Të ftuarit e asaj dite përfshinin Sophie Turner dhe bashkëshortin e saj, Joe Jonas.

Çifti konfirmuan lidhjen e tyre në nëntor 2020 por ishin parë publikisht së bashku disa muaj më parë. Kjo është martesa e tretë për aktoren. Ajo u martua me bashkëshortin e parë muzikantin Peter Loughran, në vitin 2009 dhe janë prindër të djalit Wylie.

Në vitin 2015, ajo mirëpritën në jetë vajzën Teddy me të dashurin regjisor Dan Cadan, një shok fëmijërie, por çifti u ndanë në 2018, dy vjet para se ajo të fillonte lidhjen e saj me Menchaca.

lena1

© Panoramaplus.al