16 Gusht, 2021

Martesa e pazakontë e modeles ikonë Zana Krasniqi, i hyn politikës pasi u bë nënë e katër fëmijëve në fshehtësi të plotë


Zana Krasniqi, modelja ikonë, ka qëndruar prej vitesh larg vëmendjes së publikut. Madje në muajin prill ajo u bë nënë për herë të katërt, lajm i cili u zbulua nga mediat se vetë modelja e konfirmoi një muaj më vonë.

zana krasniqi (2)

Pas kaq kohësh larg publikut, Zana do të rikthehet, por këtë herë jo si modele. Zanën do ta shohim si politikane. Ajo do të kandidojë si asambleiste në Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

zana krasniqi (4)

Të dashur miq, si aktiviste ambientaliste, ndiej obligim që kauzës sime për ruajtjen e Nanës Natyrë t’i jap drejtimin e duhur para se të jetë vonë. Unë kam vendosur që në qytetin tim, ku jam lindur e rritur, të kandidoj si asambleiste për Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke e pas parasysh që flitet shumë, e punohet pak në këtë drejtim, do ta marr si obligim që çështjet e ambientit të kenë një adresë. Vetëm së bashku mund të bëjmë diferencën. Shpresoj në mbështetjen dhe votën tuaj. Ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë NANËN NATYRË”, ka shkruar modelja.

zana krasniqi (13)

Kujtojmë që modelja e njohur Zana Krasniqi është distancuar prej kohësh nga jeta publike, duke u fokusuar vetëm te familja, bashkëshorti Fisniku dhe fëmijët. Pak kohë më parë u bë e ditur se ajo u bë nënë për herë të katërt, në fshehtësi të plotë.

zana krasniqi (7)

E pak muaj më parë, si kurrë më parë, Zana bëri një përjashtim dhe publikoi në rrjetet sociale një video me katër fëmijët e saj. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se fëmija i katërt është një vajzë.

zana krasniqi (12)

Mami i ëngjëjve të vegjël! Ju dua vogëlushët e mi!”, shkruante modelja krahas videos. Zana Krasniqi është miss-i e modelja me pamje unike, që shumëkush e ka krahasuar me ikonën e bukurisë, Angelina Jolie.

zana krasniqi (1)

Zana Krasniqi u shpall “Miss Universe Kosova” dhe më pas u prezantua shumë mirë në “Miss Universe” në nivel ndërkombëtar. Ajo kishte një karriere modelimi mjaft të sukseshme në Amerikë, ku bashkëpunonte me Fadil Berishën, por që e braktisi si profesion me krijimin e familjes.

zana krasniqi (10)

Zana është e martuar dhe vetëm pak kohë më parë u zbulua një foto e bashkëshortit të saj. Fëmijën e parë, që është djalë, Noelin, e lindi në vitin 2013, ndërkohë që nuk është çudi të planifikojë të tjerë fëmijë.

zana krasniqi (11)

Bashkëshortin e saj, Fisnikun, e kemi parë në shumë pak raste në ndonjë event publik. Kjo ndoshta për faktin se sa më shumë ta mbash larg mediave jetën private, aq më i suksesshëm do të jesh. E kësaj thënieje duket se i është përmbajtur edhe Zana, e cila për momentin vazhdon të shijojë martesën e saj të lumtur.

zana krasniqi (9)

33-vjeçarja është vajza e e këngëtarit Naim Krasniqi. Zana Krasniqi përfaqësoi Kosovën për herë të parë në “Miss Universe” dhe u vendos në “Top 10” e këtij eventi. Dikur ishte modelja më e famshme dhe më e angazhuar, por tashmë nënë e përkushtuar.

zana krasniqi (5)

Ndonëse nuk dihet se për çfarë arsyeje e la botën e modës, Zana është fiksuar mirë në memorien e publikut. Ajo pati një karrierë disavjeçare në SHBA, ku kishte edhe disa kontrata me rëndësi me agjenci mjaftë influente.

zana krasniqi (3)

Por në privatësi të plotë, Zana u rikthye në Kosovë, duke lënë pas karrierën si modele në Amerikë dhe pas shumë vitesh ja ku kthehet me foto dhe lajme të reja nga jeta e saj.

© Panoramaplus.al