Martesa e Britney Spears dhe Sam Asghari duket se po përballet me një krizë. TMZ ka prodhuar një dokumentar që do të transmetohet së shpejti dhe ka për qëllim të tregojë jetën e Britney pas përfundimit të betejës ligjore me babain e saj.

Burimet tregojnë se ka pasur disa raste të grindjeve fizike mes Britney dhe Sam, dhe debatet e tyre të ashpra janë bërë tashmë si diçka mjaft normale.
Intensiteti i situatës ka arritur në atë pikë ku është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë. Burimet e TMZ zbulojnë më tej se aktor nuk kaloni shumë kohë në rezidencën e tyre të përbashkët. Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues sepse Britney është e varur prej tij dhe kërkon mbështetje.
Dokumentari i titulluar “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom” do të hedhë dritë mbi sfidat dhe pasojat me të cilat është përballur Britney në kërkimin e saj për rimarrë të drejtat e saj.
Disa kohë më parë Sam shprehu dëshirën për të luajtur në një film aksion me gruan e tij. Pasi refuzoi të jepte ndonjë detaj rreth projektit, aktori u pyet nëse ai do të konsideronte ndonjëherë të luante së bashku me Spears në një ‘romcom’.
“Shpresoj se po, shpresoj kështu, mendoj se ajo është një aktore e shkëlqyer. Shpresoj se një ditë, kjo do të jetë një ëndërr e realizuar”- u shpreh ai.


