17 Korrik, 2023

Martesa e Ariana Grandes me Dalton Gomez drejt fundit? Veprimi i fundit i këngëtares shton dyshimet për ndarje, ja çfarë bëri ajo (Foto)


Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka nxitur thashethemet se martesa e saj me Dalton Gomez është drejt fundit.

Artistja zëri i së cilës ka ‘rrëmbyer’ zemrat e një numri të madh njerëzish është parë në finale e “Wimbledon”, ndërsa ajo çfarë ra në syt e publikut ishte që krijuesja e hitit “Positions” nuk kishte vendosur unazën e martesës.

Kjo nuk është hera e parë që Ariana shihet pa unazë, pasi edhe të njëjtën gjë ajo bëri edhe në koncertin e Jeff Goldblum në Londër.

Ky veprim i këngëtares ka nxitur akoma më shumë zërat se martesa e saj me Dalton është në ‘krizë’, ndërsa këto foto janë komentuar në Twitter nga një numër i madh ndjekësish.

“Më vjen keq që nuk po kuptoj asgjë, thjesht dua të di nëse dikush tjetër e vuri re se gishti i unazës nuk ka unazë??”, ka shkurar një person ka postuar në Tëitter.

Ndërsa një tjetër tha: “Dikush tjetër e vuri re që ArianaGrande nuk e kishte vendosur unazën e saj të martesës?????????”.

Megjithatë kishte edhe nga ata fansa që mendonin se këngëtraja mund ta ketë hequr unazën sepse e ka dërguar në pastrim.

Mund ta ketë hequr unazën sepse e ka dërguar në pastrim apo për ta rregulluar”, u shpreh fansi.

Kujtojmë që Dalton dhe Grande e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2021 me një ceremoni familjare në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni.

© Panoramaplus.al