7 Dhjetor, 2018

Marrin vesh lajmin e bukur, dy këngëtaret e famshme shqiptare nuk pushojnë së qari (VIDEO)


Ditën e sotme janë bërë publik emrat e të gjithë këngëtarëve që janë nominuar për “Grammy Awards”. Në këtë listë janë edhe dy këngëtaret e famshme shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua është nominuar në dy kategori, ndërsa Bebe në një. “Best New Artsist” është kategoria ku janë numinuar të dyja, ndërsa Lipa edhe për “Best Dance Recording”.

Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në “Instagram”, ku të dyja janë shfaqur mjaft të emocionuara dhe duke qarë.

Bebe shihet duke qarë me dënesë nga gëzimi, ndërsa përqafon miqtë e saj. “Kur merr vesh se je nominuar për “best new artist” te Grammys. Ëndrra bëhet realitet”, shkruan Rexha bashkëngjitur me videon.

 

View this post on Instagram

 

When you find out you’re nominated for best new artist at the Grammys #DreamComeTrue @recordingacademy

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


Po ashtu edhe Dua Lipa publikoi një video në “Instastory” ku nuk po i mbante dot lotët, ndërsa shkruan: “Jam duke qarë, kështu që më lejoni, por çfarë dreqin, 2 nominime për Grammy”.


Ndërkohë është bërë e ditur se “Grammy Awards” do të mbahet më 10 shkurt të 2019-s.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al