31 Korrik, 2023

Marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira? Luiz Ejlli i jep njëherë e mirë fund aludimeve për raportin e Kiarës me nënën e tij! Publikon foton e vjehrrë e nuse në…


Luiz Ejlli i ka dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve se marrëdhënia mes Kiara Titos dhe nënës së tij nuk është e mirë.

luiz ejlli kiara tito2

Këngëtari ka publikuar një foto teksa nuse e vjehrrë darkojnë së bashku nën shoqërinë e tij, si një familje e lumtur.

luiz ejlli kiara tito

Ish-banori i BBV tregoi me këtë imazh se raporti mes partneres dhe nënës së tij është shumë i mirë. Ndërkohë Kiara Tito pak ditë më parë u filmua me vjehrrën e saj në një supermarket.

Ndërsa vetë këngëtari ka publikuar edhe një video me Kiarën dhe nënën e tij në rrjetet sociale.

luizi kiara

Thashethemet se raporti mes Kiarës dhe vjehrrës së saj nuk ishte i mirë nisi pas nëna e Luiz Ejlli u tregua e ftohtë kur u pyet për partneren e të birit.

Gjithashtu ajo, edhe pse ishte në Shqipëri, nuk mori pjesë në ceremoninë e dasmës së Luizit dhe Kiarës që u mbajt në Bashkinë e Tiranës natën finale të BBV.

kiara-luiz-dasmaKiara-Luiz-1luizi-dhe-kiaraluiz ejlli kiara titokiara titokiara titokiara tito1luiz ejlli kiara titokiara tito luiz ejlli

© Panoramaplus.al