Ajo gjithnjë do të mbahet mend gjatë për vokalin e saj drithërues. Ikona e muzikës, Whitney Huston shënon sot 7 vite nga vdekja e saj.

Mikesha e saj e ngushtë, Robyn Crawfor publikoi një autobiografi me të cilën i tronditi të gjithë. Ajo rrëfeu marrëdhënien e fshehtë me divën e muzikës, duke pohuar kështu se mes tyre ka patur më shumë seç dukej e dihej.
“Ne donim të ishim bashkë përgjithmonë, por pasi Whitney firmosi një kontratë të rëndësishmë diskografike, vendosi t`i jepte fund lidhjes. Diva, që atëherë nuk ishte bërë ende e tillë, i dhuroi mikes së saj një bibël, e i tha se nuk mund të kishin më raporte intime. Nëse njerëzit do ta zbulonin historinë tonë, do ta përdornin kundër nesh. Kështu ishin gjërat atëherë, “ thotë Robyn.
Shoqëria e tyre filloi për herë të parë në vitin 1980 në një kamp veror në New Jersey, Robyn 19 vjeç dhe Whitney 17.
© Panoramaplus.al
