Në after-partyn e e mbrëmshëm të organizuar nga produksioni i ‘BBV’ Beatrixa dhe Donaldi nuk u panë për asnjë moment pranë njëri-tjetrit.
E gjithë pjesa tjetër e ish-konkurrentëve po festonin së bashku, ndërkohë mes të dyve u vu re një distancim mjaft i madh.
Këngëtarja ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, Alban Ramosaj më të cilin ndenji thujase në çdo moment të festës.
Ditën e sotme, Albani ka publikuar në Instastory një fotografi dedikuar të motrës.
Në fotografinë në fjalë, Albani shkruan:”Mirëmëngjes veç Trixës time”.

Por, këtë veprim duket se nuk e ka bërë vetëm Albani, por edhe mamaja e Trix-ës.
Ajo ka publikuar një foto të këngëtares dhe ka shkruar:”Mirëmëngjes, veç Trixës.

Si duket gjërat mes saj dhe Donaldit nuk po shkojnë si duhet, dhe familjarët e saj po i japin mbështetje.
© Panoramaplus.al

