20 Korrik, 2023

“Marrëdhënia e tyre po ecën”/ A janë bashkë Shakira dhe Lewis Hamilton? Flasin burimet pranë dyshes


Një nga marrëdhëniet e lulëzuara të vitit 2023, duket se Shakira dhe Lewis Hamilton po ecin përpara së bashku me shpejtësi.

Pas një ndarjeje të vështirë nga Gerard Pique , Shakira është përfolur për romanca të mundshme me shumë emra të njohur, por duket se më i mundshmi ka qenë ai me Lewis Hamilton, ku dyshja kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Duke qenë pjesëmarrëse në Çmimin e Madh të Britanisë , Shakira festoi me Hamiltonin pas garës dhe ishte një mysafir i veçantë e tij në parkun e Mercedesit.

Burimet thanë për InTouchWeekly se ajo tani e ka harruar plotësisht Pique dhe po përshpejton romancën e saj me Hamilton.

“Ata janë të pandashëm, është padyshim një romancë e nxehtë verore”, ka thënë burimi.

“Ajo beson në dashuri dhe është shumë e hapur për të parë se çfarë mund të presë e ardhmja për ta.”

Pasi u panë së bashku në një varkë pas Çmimit të Madh të Miami , shumë filluan të spekulojnë se Hamilton dhe Shakira po takoheshin, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim për këtë nga asnjëra palë.

Me ndarjen nga Pique këngëtarja ka pasur dhe ka treguar se si ka qenë periudha më e vështirë e jetës së saj.

“Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse po e kaloj ende, sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt”, tha ajo për Elle.

 “Pra, ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Jam përpjekur të fsheh situatën para fëmijëve të mi. Përpiqem t’i mbroj ata, sepse ky është misioni im nr. 1 në jetë, por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre, ose hasin në një lajm kaq të pakëndshëm në internet dhe thjesht i prek ata, e dini,”– përfundoi këngëtarja.

© Panoramaplus.al