Debbie Rowe pohoi se ajo nuk bëri asgjë për të ndaluar konsumimin e ilaçeve të rrezikshme kundër dhimbjeve që përdorte Michael Jackson.
Jackson ndërroi jetë në qershor të vitit 2009 pasi pësoi arrest kardiak të shkaktuar nga anestezi propofol.
Ilaçi i lartpërmendur thuhet se është administruar nga mjeku i tij i atëhershëm, Conrad Murray , i cili u dënua me katër vjet burg për vrasje të pavullnetshme.
Megjithatë, Rowe zbuloi në dokumentarin e ri ‘TMZ Investigates: Ëho Really Killed Michael Jackson’ se ajo punonte për dermatologun Dr. Klein, i cili trajtonte yje të ndryshëm të Hollivudit.
“Kishte raste që ai shkruante receta për gjëra që nuk kishin të bënin me atë për të cilën po i trajtonim ata [pacientët],” tha Roëe duke shtuar: “Unë në thelb isha po aq e keqe sa [Klein]. Më vjen keq për këtë. Do të pendohem. Dhe më vjen shumë keq që mora pjesë në të.”
Martesa e Debbie Rowe dhe Michael Jackson
Jackson u takua për herë të parë me Rowe në mesin e viteve 1990 në zyrat e Dr. Klein në Los Anxhelos. Ata u martuan në vitin 1996 dhe u ndanë tre vjet më vonë, kur Jackson mori kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre, Prince dhe Paris.

Pse Debbie Rowe hoqi dorë nga kujdestaria?
Pasi çifti u divorcua, Rowe mori një pagesë prej 8.5 milionë dollarësh, duke hequr dorë nga të drejtat e saj prindërore. Në një intervistë në vitin 2003, ajo shpjegoi se nuk kishte ndërmend të bëhej nënë.
“E bëra që ai të bëhej baba, jo që unë të bëhesha nënë”, tha ajo për dokumentarin The Michael Jackson Interview: The Footage You were Never Meant to See.
“Ti fiton titullin prind. Unë nuk kam bërë absolutisht asgjë për ta fituar atë titull. Michael bëri të gjithë prindërimin. Unë nuk e bëra për t’u bërë nënë. Nuk ndërrova pelenat. Nuk u ngrita në mes të natës, edhe kur isha atje, Michael i bëri të gjitha.”
Si është raporti i Paris Jackson me Debbie Rowe?
Rowe ruan miqësinë me Paris, aktualisht 24 vjeç dhe vajza e saj e konsideron nënën e saj si mike.
“Është bukur ta kesh atë si mike”, tha Paris për Red Table Talk.
“Është shumë e ftohtë – gjë që unë e dua – është fjala e përsosur për ta përshkruar atë.”

Ku është Debbie Rowe sot?
Rowe u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2016, por ajo i mbijetoi sëmundjes. Ajo aktualisht zotëron Ranch Painted Desert, e cila ndodhet në shkretëtirën e Kalifornisë.
© Panoramaplus.al
