8 Dhjetor, 2021

Marrëdhënia e Donaldit me Beatrix, habit me komentin e tij Nard Ndoka. Ja përgjigja epike që dha


Kreu i Partisë Demokristiane, politikani Nard Ndoka është përfshirë edhe ai në një temë që prej dy javësh është komentuar shumë në rrjet.

nard ndoka donaldi

Bëhet fjalë për lidhjen e aktorit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

I ftuar në ‘Ndryshe’, në Top Albania Radio, Ndoka nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes së momentit në lidhje me ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix!

“E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha ai.

Ndoka ka dhënë një koment edhe për kryeministrin e vendit, Edi Rama, ku tha:

“Rama tall tr*pin, ky është stili i tij. Rama është një drejtues se lider është fjalë e madhe. Sjellja e afganëve në vendin tonë është servilizëm. Jemi vend i varfër, mezi po mbajmë veten të mbajmë të tjerët”, u shpreh Ndoka, shkruan Top Albania Radio.

© Panoramaplus.al