5 Korrik, 2021

“Marku në Capri me gruan, shokun dhe dashnoren”- Rudina Dembacaj i habit të gjithë me deklaratën e bërë në ditën e saj të lindjes: Unë i fus duart…


Rudina Dembacaj ka festuar dje ditëlindjen e parë si bashkëshortja e Mark Frrokut e me këtë rast çifti ka udhëtuar drejt Italisë.

rudina dembacaj mark frroku (10)

Moderatorja ka realizuar shumë video e foto të cilat i ka ndarë më ndjekësit e saj në rrjete sociale për t’u treguar se si po e kalon këtë ditë të veçantë në Capri.

rudina dembacaj mark frroku (3)

Mirëpo në një nga videot e publikuara në Instastory, aktorja e humorit i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë.

Ju falënderoj të gjithëve pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falënderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan, por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren e tij.

rudina dembacaj mark frroku (2)

Në këtë rast gruaja jam unë që i them ‘mos pi më’, shoku jam unë që i tregoj çdo lloj pjeshke të bukur që lëviz në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”,- ka thënë Rudina.

rudina dembacaj mark frroku (11)

Dyshja duken shumë të dashuruar teksa kanë pozuar edhe në një jaht luksoz, ku ka shkrepur disa imazhe të bukura, romantike krah njëri-tjetrit.

rudina dembacaj mark frroku (5)

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më një janar të këtij viti në Bashkinë e Tiranës.

rudina dembacaj mark frroku (6) rudina dembacaj mark frroku (4) rudina dembacaj mark frroku (7)

© Panoramaplus.al