21 Shtator, 2022

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan në pritje të fëmijës së tretë, themeluesi i “Facebook” zbulon gjininë


Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar se do të bëhet baba për herë të tretë.

38 vjeçari ndau lajmin emocionues përmes një postimi në Instagram, krahas së cilit shkruan: “Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm”, shoqëruar me një foto të tij së bashku me bashlëshorten e tij, Chan.

Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, tashmë kanë dy vajza së bashku, të quajtura Maxima, gjashtë vjeç dhe August, pesë.

Njoftimi vjen më pak se një ditë pasi Bloomberg raportoi se sipërmarrësi kishte humbur një pjesë të madhe parash gjatë vitit të kaluar.

Sipas gazetës, ai kishte një pasuri prej 142 miliardë dollarësh në shtator 2021, por që nga e marta, pasuria e tij neto u raportua në vetëm 56 miliardë dollarë.

Me këtë raport të ri, Zuckerberg renditet i 20-ti në mesin e miliarderëve globalë – vendi i tij më i ulët që nga viti 2014.

© Panoramaplus.al