Rudina Dembacaj vazhdon të tregojë dashurinë që ndjen për Mark Frrokun me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Së fundmi, moderatorja publikoi një foto duke puthur ish-deputetin në faqe.

“Mark Frroku djalë me fat”- shkroi ajo në përshkrimin e fotos.
Por ndjekësit nuk kanë harruar ti kujtojnë moderatores ndarjet e saj të mëparshme, duke shtuar se do i japë fund edhe lidhjes me ish-deputetin.
“Ai tjetri mbas Markut do të jetë më me fat,”– shkroi ndjekësi.
Si gjithmonë nuk kanë munguar replikat e moderatores, e cila shkroi: “O ti qenke i bukri dheut.”

Ndërsa ka pasur edhe ndjekës që kanë menduar se çifti janë martuar për shkak se Rudina pozoi e veshur me fustan të bardhë ndërsa Frroku me pantallona e këmishë.
“Urimee cifti ? u celebruat?! Jete te lumtur??”– shkroi një ndjekës.
Por moderatorja i hodhi poshtë thashethemet duke komentuar: “Jo, jo akoma.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

