2 Tetor, 2019

Mario Dedivanovic: ‘Dikur, prindërit e mi pastronin zyrat si këto që kam unë sot’


Sot ai disponon zyra me pamje piktorekske në qendër të ‘New York’, por duket se jeta s’ka qenë gjithmonë e lehtë për makeup-artistin e Kim Kardashian.

Mario Dedivanovic vjen nga një familje emigrantësh me origjinë shqiptare dhe dy dekada më parë prindërit e tij janë detyruar të punojnë shumë. Ai tregon se prindërit pastronin dikur zyra si këto që ai ka sot.

Mario ka arritur majat e suksesit dhe për këtë ndihet krenar për veten.

“Oh, Zot i madh. Sot mora çelësat e zyrave të mia të reja në Nju Jork në ditëlindjen e 37. U zgjova i lumtur dhe gjithashtu i emocionuar sepse kjo ka qenë një nga ëndrrat e mia për më shumë se dy dekada,” shkruan ai në ‘Instagram’.

“Kur prindërit e mi erdhën këtu, ata pastronin zyra si këto për kaq shumë vite. Gjithmonë ëndërroja që të jetoja në New York në pjesën e sipërme lindore dhe të ishte afër më zyrat e mia (Dhe ëndërroja që të ecja në këmbë me atlete dhe bluzë)”, shton ai.

Ai me shumë mirënjohje për veten dhe për familjen e tij tregon se i është dashur shumë kohë për të arritur aty ku është sot.

“Shihni, e di që mund të duket si shumë kohë e gjatë për disa prej jush, por unë jam mirënjohës për udhëtimin e gjatë, lufën dhe vitet e punës së palodhur. Tani jam më i zgjuar. Kam më shumë përvojë. Jam duke u bërë njeriu që kam dashur gjithnjë të jem. Ky është një hap më shumë drejt udhëtimit të gjatë.”

E rëndësishme për makeup-artistin e famshëm është që askush të mos heqë dorë nga ëndrrat dhe qëllimet e tyre.

“Vazhdoni dhe besoni te vetja. Bëhuni më të fortë. Faleminderit për mbështetjen tuaj ndër vite në mënyrë që ëndrrat e djemve të Bronx-it të bëhen realitet. Ok, e mbylla tani,” përfundon Mario.

© Panoramaplus.al