Kjo javë padyshim mban emrin e modës, sidomos në Milano.

‘Milano Fashion Week” ka filluar që në datën 22 Shkurt dhe do të mbarojë në fundin e këtij muaji.

Disa nga stilistët e njohur të modës, po prezantojnë krijimet e tyre që i përkasin sezonit vjeshtë-dimër, ku mes tyre është edhe stilistja e njohur Italiane, Elisabetta Franchi.

Kjo e fundit ka publikuar në faqen e saj një video në të cilat shfaqet moderatorja shqiptare, Marina Vjollca.

Elisabetta ka njoftuar që para disa kohësh se po vjen me një projekt të madh, pjesë e të cilit do të jenë influencer dhe modele të njohura nga e gjithë bota.

Duke qënë se pjesë e këtij brandi, “Elisabetta Franchi” në Shqipëri është dhe Marina, ajo do të parakalojë në një prej sfilatave më të rëndësihsme të javës së modës në Milano.
© Panoramaplus.al

