25 Gusht, 2021

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi nisen drejt destinacionit ekzotik për pushime! Moderatorja zbulon me një foto “sikletet” e shtatzënisë


Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë udhëtuar drejt ishullit Sejshell për të kaluar disa ditë pushimi e tashmë që moderatorja konfirmoi se është shtatzënë, postimet në rrjete sociale nuk mungojnë.

Bukuroshja e ekranit ka ndarë dje me të gjithë ndjekësit në Instagram foto e video të realizuara gjatë udhëtimit të tyre drejt ishullit ekzotik. Mirëpo, në njërën prej videove, Marina tregon këmbën e saj, që duket më e dryrë se normalisht. Në këtë mënyrë, ajo i tregoi të gjithëve një ndër “problemet” e shtatzënisë që një pjesë e madhe e grave përjetojnë.

marina vjollca (4)

Marina konfirmoi dje lajmin se është në pritje të ëmbël për herë të parë. Moderatorja ndau imazhet e para me barkun e rrumbullakosur, ku pozonte herë vetëm e herë me bashkëshortin e saj.

marina vjollca (2)

Dyshimet se biondja seksi është shtatzënë nisën për herë të parë kur ajo u “zhduk” nga ekrani dhe nga rrjetet sociale, ku fotoja e fundit që kishte publikuar e tregonte atë të veshur me një bluzë të zezë të gjerë.

marina vjollca (7)

Më pas, miku i saj, Eraldo Rexho, zbuloi gjatë një interviste se në shtator pjesë e kopertinës së revistës “Who” do të jetë një personazh i njohur që pret të bëhet nënë. Ai shtoi se ajo është bionde dhe partneri i saj gjithashtu është i famshëm.

“Prive” mësoi pak ditë më parë nga burime të sigurta se dyshja do të bëhen prindër të një vajze pas katër vitesh martesë. Tashmë kanë nisur edhe aludimet për emrin që çifti mund të ketë zgjedhur për të voglën e tyre.

marina vjollca (5)

“Marget” mendohet se do të quhet vajza e çiftit dhe dyshimet nisën pasi ky është emir që Marina dhe Getoari kanë regjistruar biznesin e tyre, kombinim i tre shkronjave të para të emrit të secilit.

marina vjollca (1) marina vjollca getoar selimi (5) marina vjollca getoar selimi (4) marina vjollca (11) marina vjollca (10)

© Panoramaplus.al