Reperi i njohur, Getoar Selimi, feston sot 37-vjetorin e lindjes. Ditën e tij të veçantë ka vendosur që ta festojnë në një vend ekzotik së bashku me bashkëshorten, Marina Vjollca.

Urimet për Getoarin kanë nisur që në orët e para të mëngjesit si nga miqtë ashtu edhe nga fansat e tij të shumtë.

Por urimi më i bukur është i Marinës, e cila ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, një foto super romantike.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Burri im, shoku im, gjithçka e imja. Ti je bota për mua”, shkruan Marina krahas fotos ku duken mjaft të dashuruar teksa përqafohen për të shijuar perëndimin e diellit.


