4 Shkurt, 2019

Marina i hap sfidë Luanës, me pizhame në mes të rrugës (FOTO)


Dy motrat e njohura të ekranit shqiptar, Luana e Marina Vjollca shpeshherë tërheqin vëmendjen e fansave të tyre në “Instagram”, teksa bëjnë dedikime thumbuese për njëra-tjetrën.

Zakonisht Luana e Marina “zihen” për vëmendjen dhe dashurinë e motrës së tyre të madhe, Lira.

Por së fundmi Marina i ka hapur sfidë Luanës. Kjo e fundit, pak ditë më parë habiti të gjithë kur postoi në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqej me pizhame në mes të rrugës.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Marina, e cila ka vendosur që të sfidojë të motrën duke dalë gjithashtu në rrugë e veshur me pizhama, teksa ka shkrepur një foto në makinë.

“Duke i bërë sfidë Luana Vjollcës me pizhame”, shkruan Marina krahas postimit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al