Ditën e sotme, Marina Vjollca, feston ditëlindjen e saj të 29. Urimet për moderatoren janë të shumta, e sigurisht që nuk mund të mungonte ai i Luanës.

Kjo e fundit ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video të këndshme ku shfaqet së bashku me Marinën dhe i bën një dedikim të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. Dashuria ime e përjetshme!!! @marina_vjollca ? Ti e di që pa ty s’do isha asgjë”, shkruan Luana krahas video.
View this post on Instagram
Nuk ka vonuar dhe përgjigjja e Marinës e cila ia kthen Luanës me po të njëjtën dashuri: “Faleminderit shumë dashuria ime! Unë s’do isha asgjë pa ty, më përmbush❤️”.

Por Luana nuk u ndal me kaq, pasi në “Instastory” publikoi një foto nga fëmijëria Marinës me shkrimin: “Gjithmonë bashkë!”.
Gjithashtu Luana publikoi edhe disa fotografi të tjera të vjetra ku shfaqeshin bashkë.


